Kërcet arma në Ujë të ftohtë në Vlorë

Të shtëna me armë në zonën e ujit të ftohtë të Vlorës.

Në zonën e plazhit, mbas tunelit në afërsi të vilave qeveritare, ka pasur krisma armës.

Deri më tani thuhet për shkak të një konflikti banal, që lidhet me parkimin e makinës.

Një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka shtënë në ajër.

Forca të shumta policore kanë mbërritur ndërkohë qe autori është larguar më shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të tij. Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në ‘Uji të Ftohtë’, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej