Kërcet arma, policia zbardh detajet për ngjarjen e rëndë

Një 62-vjeçar është arrestuar në Poliçan pasi akuzohet për armëmbajte pa leje. Policia bën të ditur se personi me inicialet H. D, banues në fshatin Paraspuar, dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sekuestrohen një armë gjahu dhe municion luftarak. Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në fshatin Paraspuar, Poliçan, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të strukturave të Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -H. D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej