Kërcet tritoli në Tiranë

Një shpërthim me triton është shënuar pas mesnate në Laprakë, Tiranë.

Bëhet me dije se në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit” njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej