“Kërkonte mjete të blinduara”, Rama tregon historinë me VIP-in holandez që kishte frikë të hynte në Shqipëri: Donte armë të rënda dhe mbrojtjen e Gardës…

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri.

Rama gjatë bashkëbisedimit ka treguar dhe historinë e një VIP, i cili kishte frikë që të vinte në Shqipëri dhe që kishte kërkuar sigurim nga Garda e Republikës, por që ishte përballur me një vend të sigurt.

“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Se pse më duhej që të merrja urgjent aeroportin. Ajo më thotë se jemi në një situatë unike.

Kemi një VIP me dhjetra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vij aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurtë. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura. Më pas më thotë se kush ishte ky person. I thash se mund të marrë gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Psa 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta”, tha Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej