Kishin përshtatur lokalin për konsumin e kokainës, arrestohet administratori i biznesit në Lezhë. Në pranga dhe kamarierët

Policia e Lezhës ka goditur një rast të përshtatjes së ambienteve të lokalit për përdorimin e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë administratori i lokali dhe dy kamerierë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në ambientet e lokalit janë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar si kokainë.

Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike, bazuar në informacione policore se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në  këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit;  A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike””, thuhet në njoftimin e policisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej