Klod Allajbeu hedh milionat dhe fut në lojë sekserët. Ja prona e radhës që kërkon të zhvasë në Shkodër

Ishte viti 2018 kur Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria rajonale e spitalit të Shkodrës zhvendosen në një zonë të izoluar të përshtatur posaçërisht për ta, pacientët që gjëndeshin në këtë spital tek godina aktuale e spitalit rajonal dhe 3 pacientë me tuberkuloz, u dërguan në “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Asokohe u dha edhe lajmi se do të niste rikonstruksioni i kësaj godine 3 katëshe me një kapacitet prej mbi 50 shtretër që ishte ndërtuar në sistemin dikatorial i përshtatur sipas specifikave shëndetësore të pacienteve.

Por gëzimi i kësaj ndërhyrje që u përjetua tek mjekët si dhe pacientët që do të merrnin shërbime më të mira u venit shpejt, pasi vitet kalonin dhe gjendja nuk ndryshoi për mirë.

Madje përkundrazi godina që gjoja do të rikonstruktohej u rrënua edhe më shumë, ra pre e grabitjeve të dyerve e dritareve dhe cdo sendi tjetër brenda saj. Shumë dosje të ish pacientëve të shtruar në këtë spital ndër vite janë lanë në dorë të fatit në raftet e arkivave, duke bërë që sot pacientët dhe familjarët e tyre të mos gjejnë të dhenat e trajtimit.

Shkodranews ka mësuar se ministria e shëndetësisë ka anuluar çdo ndërhyrje, ndërsa drejtuesit e spitalit të Shkodrës e kanë mbyllur dosjen e rikonstruksionit. Madje sipas burimeve mësohet se drejtuesit aktual të spitalit të Shkodrës po punojnë që kjo ceshtje të zvarritet deri në atë pikë sa godina të rrënohet plotësisht dhe të humbasë cdo gjurmë e saj.

Kjo pasi ka një plan të fshehtë që lidhet me oligarkët që i kanë vendosur syrin këtij trualli, ku në lojë janë dy variante.

I pari është ai i tjetërsimit të pronës për të ndërtuar nje kompleks pallatesh, ndërsa plani i dytë dhe më ogurzi është ai i cili fut në lojë spitalin amerikan.

Klodian Allajbeu në bashkëpunim me mjekë dhe drejtues të spitalit Shkodër po planifikojnë ndërtimin e godinës së re të spitalit amerikan, i cili aktualisht në Shkodër ndodhet në një ambient privat me qera.

Përmes skemave korruptive që kanë sekserët e tyre edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtuesit e Allajebu luan fort gurët të përfitojë falas një pronë publike që ta shfrytëzojnë më pas për një biznes privat.

Pak javë më parë ministrja Ogerta Manastirliu e ka shmnagur tërësisht ceshtjen e këtij spitali kur u pyet nga mediat, duke dredhuar në përgjigjen e dhënë./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej