Me gjithë presionin dhe ultimatumet nga mafia shqiptare, turke, kineze, ruse, serbe, kosovare, malazeze, bullgare e azere, që pastrojnë miliardat e botës së krimit e korrupsionit nëpërmjet Shqipërisë, Babloku i Surrelit nuk guxoi të çonte deri në fund betimin e tij: – “Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them e nuk tërhiqem para askujt”
Ditën e hënë, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Ministria e Financa-Ekonomisë i ka dhënë fund skenarit mafioz për pastrimin e miliardave të krimit e korrupsionit, me projektin e Amnistisë Fiskale deri 2 milionë Euro, që ishte nismë personale e Edi Ramës.
Pas 1 viti marifete e propagandë mediatike intensive me gjoja ekspertë shqiptarë e të huaj, biznesmenë, ndërtues, bankierë, mafiozë e kriminelë të prezantuar si “emigrantë të ndershëm” dhe me konsultime publike farsë, qeveria ka hequr dorë përfundimisht nga amnistia.
Në fakt, është dorëzuar kryeministri Edi Rama, duke u ulur në gjunjë para ultimatumit të SHBA-BE, për të mos e vazhduar skemën mafioze të Amnistisë Fiskale, të maskuar pas fasadës se është ligj për legalizimin e kursimeve të pastra të emigrantëve shqiptarë.
Nëse BE ka reaguar 6 herë në adresë të qeverisë kundër Amnistisë Fiskale, SHBA ka reaguar vetëm 1 herë para 3 muajsh, me adresim direkt te Edi Rama, duke i lënë të kuptojë se “koka” e këtij projekti mafioz është ai, ndërsa lobuesit janë miliarderët e aktiviteteve kriminale.
Sipas informacionit konfidencial nga Ministria e Financa-Ekonomisë, DASH i ka kërkuar Edi Ramës, anulimin urgjent të skemës për Amnistinë Fiskale, si të papranueshme në programin Euro-Atlantik të luftës kundër aseteve të botës së krimit.
Sepse “de facto” kjo amnisti nuk legalizon “stoqet” e parave të pastra jashtë bankave, por është skemë lavatriçe për pastrimin e miliardave të krimit e korrupsionit në Shqipëri, Rajon, Ballkan, Azi, vendet arabe e Afrikë që e shohin si shteg të hapur këtë amnisti.
Në mbledhjen që u bë në Ministrinë e Financave, për anulimin e projektit të Amnistisë Fiskale, asistoi 1 përfaqësues i Thesarit Amerikan të Shtetit, i cili e cilësoi amnistinë, një akt kundër Urdhrit Ekzekutiv Nr. 14033 të Presidentit Amerikan, Joe Biden, për zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive kriminale.
Sepse amnistia “Rama”, fsheh dhe legalizon miliardat që nuk i kanë emigrantët, por politikanë, shtetarë të lartë, ministra, deputetë, drejtorë qendrorë, krye bashkiakë dhe individë e grupe që janë marrë me korrupsion, trafiqe, prostitucion, grabitje bankash, kontrabandë e çdo lloji krimi.
Me gjithë presionin dhe ultimatumet nga mafia shqiptare, turke, kineze, ruse, serbe, kosovare, malazeze, bullgare e azere, që pastrojnë miliardat e botës së krimit e korrupsionit nëpërmjet Shqipërisë, Babloku i Surrelit u gjunjëzua dhe u tërhoq pas ultimatumit të SHBA.
Ai nuk guxoi të çonte deri në fund betimin e tij: – “Unë them atë që bëj, dhe bëj atë që them e nuk tërhiqem para askujt”./Pamfleti