“Kokrra e fundit e grurit ka peshën e një thesi”, Rama: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet këtu, do të zhgënjehen ata që i kundërvihen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Ohri, aty ku po mbahet Samiti i “Ballkanit të Hapur” se do të ngrihet një grup pune i përbashkët mes Shqipërisë, Maqedoninsë së Veriut dhe Serbisë për të zgjidhur krizën e cila ka prekur të gjithë botën.

Në fjalën e tij Rama tha se  Ballkani i  Hapur është i të gjithëve dhe se nuk do të mbyllet dhe ndalet këtu dhe se ata që i kundërvihen, do të zhgënjehen.

Rama: Ballkani i hapur lindi si një ide e 3 njerëzve, sot nuk ëhstë me e 3 njerëzve dhe nuk është më një punë e tyre. Sot Ballakni i hapur është një punë e shumë njerëzve. Mjafton të vish ën Ohër dhe të kalosh doganën ku një tabelë shkruan “korridori i gjelbër”, ku ata që transportojnë mallrat e tyre do të thotë një clirim i madh falë mureve të hapura dhe për të mos humbur kohë për të dërguar mall nga një pikë në një tjetër.

Ne do të ngremë një grup të përbahskët për krizën dhe zgjidhjet konkrete, e cila mund të thellohet edhe më shumë, pasi ka pushtuar mabrë botën. Çdo gjë që ne mund të bëjmë për të lehtësuar barrën falë bvashkëpunimit mes nesh, është dicka e vyer. Kokrra e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes. Grupi ynë do të fillojë menjëherë nga puna dhe ne do të adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të hapur. Në gusht ballafaqim i punës së grupeve të punës, në shtator edicioni i parë i panairit të verërave dhe të ushqimit, por ku do të jenë të ftuar gjithë sipërmarrësit.

Do të fillojmë në korrik dhe në shtator në Beograd. Ne duam që të gjithë sipërmarrësit të përfshihen, kur do të zhvillohet edhe edicioni i parë i panairit ne do të kemi dhe sesionin… ne kemi shumë mundësi që të jemi komplemnetarë për burimin e energjisë dhe turizmin në Malin e Zi. Më vjen shumë mirë që sot ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një mundësi për të komunikuar dhe për të marrë më të mirën e mundshme, do të doja që të ishim 6. Ballkani i hapur as nuk ndalet, as nuk mbyllet dhe kjo është e sigurtë. Kush i kundërvihet është i destinuar që të zhgëenjehet dhe humb kohën për të përfituar nga kjo nismë. Fëmijët tanë meritojnë të kenë një hapësirë, që të jetë baza e miëqënies së tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej