Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve tha para 3 viteve se banorët e Malesisë së Madhe do të kenë ujë 24 orë pa ndërprerje pas një investimi prej 4 milionë eurosh.
Asnjë nga banorët nuk u gëzua në fakt sepse ata më mirë se kushdo e dinë realitetin në zonë. Furnizimi me ujë të pijshëm për Koplikun dhe zonat përreth bëhet vetëm deri në orën 9.00 të mëngjesit më pas banorëve t’u rrojnë depozitat plastike të cilat dihet çfarë cilësi e skaduar janë. Një pjesë e banorëve e kanë zgjidhur hallin e tyre me pus mirëpo edhe kjo zgjidhje ka problemet e saj me pastërtinë dhe cilësinë e ujit.
Banorët e zonës shprehen se kjo histori zgjat deri në Tetor, fiks në kohën kur korret droga vjen dhe uji në Malësi te Madhe. I madhi i Malësisë së Madhe kur pyetet mbi ketë problem ja lë fajin banorëve të cilët duhet të tregohen më të përgjegjshëm e të mos shpërdorojnë ujin. Asgjë nuk di Tonin Marinaj mbi marifetet që përdoren në ndërhyrjen në ujësjellës për të ujitur kanabisin, dhe e gjithë zona e beson pasi nuk mund të gënjejë një ish-tregtar i diplomuar 23 vite pas mbarimit të shkollës së mesme natën./ShkodraNews