Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në një takim deputetët që janë pozicionuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se ata janë mbledhur në një prej bareve të kryeqytetit dhe po diskutojnë mbi të ardhmen e tyre politike.
Bëhet fjalë për rreth 20 deputetë që janë pozicionuar hapur kundër Berishës dhe mësohet se ata po diskutojnë se çfarë hapash do të hedhin tani.
Berisha ka nisur sulmet ndaj shumë prej tyre, sidomos ndaj Alibeajt dhe ndaj Gazment Bardhit. Shumë të tjerë janë rreshtuar në krahun e foltores, ndërsa kemi dhe një grup i cili është asnjëanës. Pra PD është ndarë në tre fraksione, ndërsa ka zëra se kritikët e Berishës mund të dalin me grup parlamentar më vete. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do merret sot prej tyre.
Disa nga deputetet e pranishëm
Enkelejd Alibeaj
Kreshnik Çollaku
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Merita Bakiu
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Orjola Pampuri