Kriza energjetike dhe ndalimi i gazit rus, Scholz: Do rivendosim në punë termocentralet bërthamore

Javën e kaluar Rusia ndaloi furnizimin me gaz të Gjermanisë përmes tubacionit Nord Stream për një kohë të pacaktuar, duke thelluar më tej krizën energjetike në vend.

Ndërkohë kancelarit gjerman, Olaf Scholz është shprehur optimist sa i takon krizës energjetike, ai tha se  vendi i tij mund ta përballojë këtë sfidë.

Ne jemi të gatshëm të përballemi me kufizimin e furnizimit me gaz natyror rus. Jetojmë në kohë serioze. Por jemi gati. Ne jemi të përgatitur nëse, për shembull, Rusia ndërpret kryesisht furnizimet me gaz për shkak të luftës kundër Ukrainës”, tha Olaf Scholz

Ai shtoi se në fillim të vitit që vjen, Gjermani do filloj vendosjen në punë të termocentraleve me qymry me qëllim përballimin e mungesës energjetike në vend.

Gjithashtu tha se është përgatitur edhe paketa e ndihmës gjithëpërfshirëse, për personat që nuk kanë mundësi të përballojnë sfidat e tilla financiare.

Ne do të përdorim aftësitë e prodhimit të termocentraleve me qymyr. Në fillim të vitit të ardhshëm, ne do të kemi mundësinë të përdorim termocentralet bërthamore të mbetura të Gjermanisë Jugore, nëse është e nevojshme. Kemi përgatitur një paketë ndihme gjithëpërfshirëse për të mbështetur ata që nuk mund të përballojnë lehtësisht sfida të tilla financiare”, tha më tej kancelari gjerman.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej