Kryehajduti me “patentë” Blendi Gonxhe e mashtruesi Behar Laze nuk kanë të drejtë të caktojnë çmime; ato i vendos qeveria

Duke vepruar si me çmimet në tregun fshatar, drejtori Blendi Gonxhe vendosi dyfishimin e pagesës për patentat, në pazar me mashtruesin, trafikantin e krye hajdutin e Poliçanit, Behar Laze të auto shkollave dhe krye tatimorin  Ceno Klosi, kunat i Alda Klosit.

Akt-marrëveshja mes tyre, është akt-krimi financiar me të cilin dyshja Gonxhe- Laze, do zhvasin qytetarët duke përdorur si maskë ligjshmërie Tatimet dhe monopolin shtetëror të patentave.

SPAK duhet ta hetojë këtë skemë vjedhjeje që do t’u bëhet qytetarëve, mbasi të drejtën e vendimit për të ndryshuar pagesat e lejeve të drejtimit e ka vetëm Këshilli i Ministrave në zbatim të ligjit dhe 3 VKM-ve për shërbimet transportit rrugor në Shqipëri.

Tarifat e për patentat në auto shkolla, mund të propozohen me udhëzim të përbashkët nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Ministria e Financave, për të nisur një konsultë publike, ose duke ia dërguar si propozim Këshillit të Ministrave.

Drejtoria e Transportit Rrugor, nuk ka kompetencë ligjore e ekzekutive, për të caktuar çmimet e kurseve, pajisjes me patenta dhe kostos së kartonëve të dëshmive fillestare e rinovimit të tyre.

Ndërsa shoqata e auto-shkollave, nuk ka asnjë të drejtë të marrë vendime për ndryshimin e pagesave, mbasi nuk është institucion apo ent ligjbërës e ekzekutiv, por vetëm ka të drejtë t’i kërkojë qeverisë ndryshim tarifash për kurset patentave.

Sepse çmimet për lejet e patentave, nuk janë çmime tregu si të ushqimeve, hekurit e druve të zjarrit, që vendosen sipas kërkesë- ofertës shitës-blerës, por janë tarifa që i vendos vetëm shteti.

Për ta kuptuar më qartë, tarifat e patentave janë si tarifat e biletave të transportit, që shoqatat e urbanëve e autobusëve kërkojnë rritje çmimi, mirëpo nuk mund ta vendosin ato dhe kryetarët e bashkive, por vetëm Ministria përkatëse me vendim qeverie.

Skandal është përfshirja krye- tatimorit Ceno Klosi në këtë krim publik, mbasi tatimet nuk kanë asnjë lidhe me vendosje çmimesh, por vetëm me kontrollin e auto shkollave për bilancet, të ardhurat, shpenzimet, fitimet dhe mashtrimin me pagat e sigurimet shoqërore; siç e bën “Atoshkolla Laze” dhe 5 auto shkollat ilegale e 2 agjencitë e transportit që ka Blendi Gonxhe.

Sepse tarifa e patentave është si tarifat e studentëve në konvikte e universitete, si tarifa e pasaportave, pullat postare, analizat e raportet mjekësore, analiza e grupit të gjakut dhe pagesa të tjera të kontrolluara që i përcakton shteti.

Mirëpo Blendi Gonxhe e Behar Laze, dy autorët e këtij krimi financiar, dhe dhënie patentash pa aftësim faktik në teori e praktikë, vendosën të dyfishojnë tarifat që të vjedhin sa më shumë.

FAKT/ Në numrin total të aksidenteve rrugore, me pasojë vdekjet dhe gjymtimet fizike që kanë ndodhur gjatë viteve 2015-2022, rezulton se afro 30% e rasteve kanë pasur shkaktarë, drejtues mjetesh të pajisur me leje drejtimi nga auto-shkolla “Laze”.

NË VIJIM/ Dokumente që vërtetojnë mashtrimin e auto-shkollës Laze më pagat, bilancet, sigurimet shoqërore, falsifikimin vit-prodhimit të makinave në bashkëveprim me Blendi Gonxhen dhe një histori prangash për vjedhje të pasurive publike e trafik droge të Behar Lazes me disa arabë në Poliçan, duke djegur pallatin e kulturës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej