Kryebashkiaku Erion Veliaj takoi ditën e djeshme djalin e miliarderit George Soros, Aleksandër Soros, i cili ndodhet në Tiranë.
Për këtë takim ka reaguar me ironi ish-deputeti dhe ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi.
Ai ka hapur një pyetësor për Taulant Tushen e Bashkisë së Tiranës, një nga personat nën akuzë nga SPAK-u për veprimet e Bashkisë Tiranë me inceneratorin që nuk ekziston në landfillin e kryeqytetit.
Ish-deputeti pyet se cili është vendi ku do të arrestohet Taulant Tushe, në zyrë apo te dalja e emergjencës nga prapa godinës.
Gjithashtu, Këlliçi ngre aludimet nëse Taulanti i bashkisë do të marrë porosi për t’u arratisur ose do të shoqërohet nga vetë Veliaj për në burg.
“Quizz nga Bashkia, pas takimit të Veliajt me Sorosin në Tiranë:
a) Taulanti Bashkisë arrestohet në zyrë?
b) Taulanti Bashkisë arrestohet ke dalja e emergjencës nga prapa godinës?
c) Taulanti Bashkisë mer porosinë të arratiset?
d) Taulantin e Bashkisë e shoqëron vetë me duart e tij Veliaj në qeli dhe flet për suksesin e reformës në drejtësi?”, shkruan Këlliçi.