Kujdes, video e tmerrshme/ Familjarët e Pele pozojnë të qeshur ndërsa ai ndodhet në momentet e fundit

Legjenda e futbollit botëror, Pele po lufton me vdekjen dhe pamjet janë tmerrësisht tronditëse kur sheh se në çfarë gjendje është ai. Prej 29 nëntorit ai është i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të Brazilit.

Gjendja e tij është përkeqësuar kohët e fundit dhe familjarët e tij kanë qenë duke i qëndruar pranë në këto çaste të vështira.

Vajzat dhe të afërmit e tij janë duke komunikuar me miqtë, teksa mediat në Brazil kanë thënë se kjo është lamtumira e fundit që Pele po jep.

Ajo që duket shokuese nga video e publikuar më poshtë, është fakti se familjarët e tij bëjnë video të qeshur, ndërsa Pele duket pa ndjenja dhe në momentet e fundit.

Të kujton pak a shumë Kastriot Islamin, që postonte foto i qeshur nga spitali me Dritëro Agollin, ndërkohë që ky i fundit ishte në jerm dhe po vdiste.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej