“Kulaçi” dhe “kërbaçi” i Abi Malltezit nuk e shpëtojnë dot vjehrrin “non grata”

Hungërrimat e dhëndrit ndërtues të familjes “non grata” kundër deputetëve PRO- SHBA, janë lëvozhga e qëllimit të Saliut, për marrjen në kontroll zyrtar të grupit parlamentar të PD para nisjes së sesionit të ri, dhe bashkë me 4 deputetët e Ilir Metës, të bllokojë ligjet për përjashtimin nga politika dhe parlamenti të ish-komunistëve, ish-spiunëve e “non grata”-ve

Dhëndri ndërtues i Sali Berishës, ka nisur një ofensivë me presion e joshje ndaj shumicës së deputetëve të PD, që po mbajnë linjën e DASH dhe nuk i bashkohen vjehrrit të tij ish-kryetar partie e ish-kryeministër “non grata”.

Në letrën e para 3 ditëve, Jamarbër Malltezi u bëri thirrje deputetëve të grupit Alibeaj, të braktisin qëndrimin krahë Amerikës, në të kundërt jo vetëm nuk do t’i kenë më emrat në listën për deputetë, por do kenë dhe fund të hidhur.

Të njëjtin diversion, kullaxhiu Jamarbër Malltezi ka bërë dhe ditën enjte, para e pas takimit të grupit parlamentar të PD, të cilët konfirmuan Enkelejd Alibejan kryetar grupi, vendosën të mbajnë linjën politike e anti- kriminale të DASH dhe të mos pranojnë ish-kryetarin “non grata”.

Ky pozicionim, i ka dhënë fund ëndrrës së Sali Berishës për mbështetje nga shumica e deputetëve, duke i bllokuar skenarin e fillim-shtatorit, për marrjen nën kontroll të grupit parlamentar të PD dhe drejtimit e përdorimit për interesat e tij.

Duke qenë se deputetët Tritan Shehu, Këlliçi, Vokshi, Zhupa, Boçi, Spaho, Leskaj, Noka e Paloka, nuk arritën të tërhiqnin në “Foltore” shumicën e grupit parlamentar, plaku “non grata” ka vërsulur dhëndrin Malltezi, me letra joshëse e kërcënuese në “FB”.

Premtimi i tij, është futja në listën e ardhshme të deputetëve të PD, por Malltezi, kujton se deputetët nuk e kuptojnë, që me ligjn e ri për largimin e ish- drejtuesve komunistë e “non grata” nga politika, Sali Berisha nuk do ta ketë më të drejtën të hartojë lista deputetësh.

Vjehrri tij “non grata”, nuk do jetë as kryetar i PD, sikur Foltorja të fitojë dhe vulën në Gjykatën e Apelit; madje me këtë ligj, do t’i hiqet dhe mandati i deputetit, duke e përzënë nga parlamenti.

“Kulaçi” dhe “kërbaçi” i Malltezit, janë plani i Saliut, për kontrollin e krejt grupit parlamentar të PD, ta marrë e të rregjistrojë që në seancën e parë parlamantare të sesionit të shtatorit, mbasi për të,  nuk ka asnjë vlerë më vonë.

Pas vërsuljes së dhëndrit Malltezi, është ky qëllim i Saliut: me marrjen në kontroll të deputetëve të PD dhe bashkë me 4 deputetët Ilir Metajt, të bllokojë ligjet e reja për përjashtimin e ish-komunistëve, ish-spiunëve e “non gratave” nga politika dhe parlamenti.

Këtë fund, që për Sali Berishën do mbyllet me përballjen para  drejtësisë, nuk mund ta evitojnë mesazhet e Malltezit, as joshjet e tij sikur të dhurojë vila e kulla, nga ato që ka ndërtuar në Vlorë, Himarë e te ish-kompleksi “Partizani”.

Sepse me dosjet e aferave dhe krimeve të rënda që i janë ri-hapur Sali Berishës, dhëndri Malltezi e di që vjehrri i tij është totalisht “mall i skaduar”, që nuk riciklohet më, as me mëshirë moshore as nga deputetët e PD, të cilëve u ka dhënë nga 3-4 mandate e i ka bërë pasanikë.

Madje në shërbim të vjehrrit, Malltezi nuk mund të rekrutojë as deputetët Mziu, Salianji, Duma, Alizoti etj., sepse prej 1 viti, ata po qëndrojnë gjoja “neutral” e bëjnë akrobaci me të dy krahët.

Por faktikisht, duken ashiqare, që po presin 3 momente: përjashtimin e Saliut nga politika, dërgimin e tij para drejtësisë, dhe cili grup do fitojë vulën e PD që t’i bashkohen hapur./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej