Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, nën akuzat për kultivim dhe shitje lëndë narkotikësh.
bëhet fjalë për shtetasit Sinato dhe Vitor Ndreu.
Shkodër / Finalizohet faza e pestë e megaoperacionit “Qarku”, shkon në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.
Vijon puna për kapjen e shtetasit P. A.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.