Kundër lidhjes së vajzës me të riun maroken, familja shqiptare në Itali rreh çiftin në rrugë

Një fejesë është bërë shkak për një përleshje masive mes dy familjesh në Itali. Mediat vendase raportojnë se sherri ka nisur pasi një vajzë 18-vjeçare shqiptare ishte lidhur me një 21-vjeçar maroken. Mirëpo, kjo lidhje është kundërshtuar ashpër nga familjarët e vajzës.

Përplasja ka nisur pasi vajza kishte dalë xhiro me motrën dhe partnerin e saj dhe papritur kanë hasur me disa të afërm të saj. Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë. Gjithashtu dhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij.

Më pas kanë ndërhyrë dhe anëtarë të tjerë të familjes së vajzës, duke përfshirë një 32 vjeçar, i cili dyshohet se nxori një thikë. E reja ka denoncuar në polici të afërmit e saj, duke thënë se ka marrë shpesh kërcënime për gjashtë muaj. Më pas, vajza u kthye në Shqipëri duke i dhënë fund fejesës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej