Kundërshtia e fortë për amnistinë fiskale, Rama nis takimin me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe

Kryeministri Edi Rama ka nisur  takimin me ambasadorët e huaj në vendin tonë në vilën qeveritare për amnistinë fiskale.

Në takim janë të pranishëm, ambasadorja e BE-së, Christine Hohmann, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

Takimi ka nisur që në orën 09:00 dhe është parashikuar të zgjasë deri në 10:00.

Dje kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.

Rama tha se asgjë nuk e ndal këtë qeveri së legalizuara paratë e shqiptarëve, ndërkohë që duke folur për ata që e kundërshtojnë këtë nismë, kryeministri përmendi edhe rastin e Partisë Demokratike, e cila financohet nga një vend armik, duke folur për skandalin e lobimit rus.

“Ne nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet, moskuptimet, apo edhe për të ekspozuar mos dëshirën për të kuptuar. Amnistia fiskale do të bëhet sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Ne kemi një parti të tërë politike që ka pretenduar të vijë në qeveri dhe është financuar nga një vend armik dhe agresor i Kartës së Kombeve të Bashkuara. Nëse në atë parti kemi ‘de facto’ në krye një person të shpallur ‘non grata’ për të gjitha të zezat nga Shtetet e bashkuara, kush jemi ne të paragjykojmë n99% të shqiptarëve për shkak të 1% të atyre që merren me krim e droge. Ne nuk jemi askushi t’i penalizojmë shqiptarët që të legalizojnë të ardhurat e tyre, dhe t’ua bëjmë jetën ferr. Dhe kush janë ata që na thonë që jo kjo nuk mund të bëhet se Shqipëria është me kriminelë. Ne këtë ia kemi bërë vetë vetes”, tha Rama.

Kryeministri nënvizioi se ai do të tentojë arritjen e një dakordësie me të huajt, por kujtoi se interesi si shqiptarëve është parësor.

“Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve. Këto me ‘nëse’ janë në havë. Unë jam këtu për të gjetur një dakordësi por ne këtu jemi për të bërë detyrat ndaj shqiptarëve, sigurisht pa shkelur normat. Amnistitë fiskale ne i kemi gjetur mes vendeve të Bashkimit Evropian, ku janë bërë shumë. Në Itali janë bërë edhe më shumë se vendet e tjera. Sa i përket parasë së zezë, të jemi të qartë. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për këtë kategori ligji është shumë i qartë. Pak më shumë respekt kur flisni për ‘paranë e zezë’ të emigrantëve. Ky nuk është një ligj për mua. Nuk është ligj për politikanët, për prokurorët, për gjykatësit etj. Ky nuk është ligj kaste, por një ligj për të gjithë ata që kanë lënë jetën rrugëve për të kursyer para”, tha Rama.

Amnistia fiskale sipas draftit të qeverisë mund të vetëdeklarohet deri në 2 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, para cash dhe sende me vlerë.  Kufiri i deklarimit nuk individual, por familjar, që do të thotë se vetëm një person në familje mund të deklarojë deri në 2 mln euro

Më parë,  Rama ka thënë se kritikat e të huajve për këtë projektligj nuk janë të sinqerta  sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.

Rama e ka bërë të qartë që projektligji për amnistinë fiskale do të miratohet, duke theksuar se të gjithë shqiptarëve që kanë punuar me djersën e ballin në këto 30 vite do t’ua formalizojnë paratë dhe të gjithë të kenë mundësi që të blejnë shtëpi në atdheun e tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej