Kur Berisha i shkruante Sorosit: Të falenderoj miku im, për 120 tonë letër që na dërgove. Ju ftoj si miku im personal të vizitoni Shqipërinë

Sot, George Soros është njeriu që sulmohet më shumë në Shqipëri, nga mediat pranë opozitës.

Kjo, pasi sipas Sali Berishës, ai është shkaku i gjithë të këqijave që i kanë ndodhur atij personalisht, por edhe Shqipërisë.

Berisha thotë se u shpall “non grata” nga SHBA, pikërisht se loboi Sorosi që kjo gjë të ndodhte, pasi në të vërtetë, ai, pra Berisha, është i pastër qelibar dhe nuk është e vërtetë asnjë prej akuzave për të cilat është shpallur “non grata” nga autoritetet amerikane.

Por duket se Sorosi nuk ka qenë aq i tmerrshëm në fillim.

Madje portat në Shqipëri, atij ia ka hapur vetë Sali Berisha, siç tregon edhe kjo letër.

Berisha e falenderon në këtë letër për kontributin që Sorosi ka dhënë për demokracinë shqiptare dhe e fton jo vetëm të punojë me Qeverinë shqiptare, por edhe si mik personal.

Tani lind pyetja ka ndryshuar Sorosi që atëhere, apo Sali Berisha?

Ku i dihet, por nëse sheh nga e kaluara, kupton një gjë, që Sali Berisha dhe fëmijët e tij janë përpjekur të paktën t’i afrohen Sorosit, për nga pasuria.

Se nga hallexhinj që ishin atëhere, sot janë bërë pasanikë, me vila, biznese e llogari të mamjme bankare.

Kur Berisha i shkruante Sorosit: Të falenderoj miku im, për 120

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej