Kur Olta Xhaçka si ministre e Punës, nxori urdhrin e çuditshëm: -Kush nuk bën Check-up, i hiqet ndihma ekonomike!

Pasi Edi Rama e Ilir Beqja, i dhanë Vilma Nushit koncesionin 130 milionë Euro për 10 vite, ajo u hodh në sulm për t’i zhvatur këto miliona sa më shpejt, duke përdorur dhe ministrat, krye bashkiakët e drejtorët, të urdhëronin punonjësit buxhetor për të bërë kontrollin mjekësor.

Por babëzia çnjerëzore, arriti deri në atë çmenduri, sa Olta Xhaçka në atë kohë Ministre e Punës, në bashkëveprim me Vilma Nushin e pa dyshim me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nxori urdhër të posaçëm qeveritar, që detyronte familjet me ndihmë ekonomike e asistencë sociale, të bënin Check-up, ndryshe do t’u hiqej pagesa.

Me Urdhër nr. 8, datë 8 maj 2017, ministresha Olta Xhaçka, në kriteret për marrjen e ndihmës ekonomike e asistencës sociale, shtoi këtë kusht: – Nuk pranohet asnjë aplikim dhe u ndërpriten pagesat sociale, familjeve me persona 35-70 vjeç që nuk bëjnë “Check-up”.

Kur Olta Xhaçka si ministre e Punës, nxori urdhrin e

Nga dëshirë, Check-up u bë me detyrim e sanksione ekonomike pa ligj, por me një urdhër të Olta Xhaçkës, mikeshës dhe identikes së Vilma Nushit në korrupsion e vjedhje fondesh shtetërore dhe ekuivalente në tregues të tjerë.

Afro 180 mijë persona e familjarë të tyre, për të mos humbur lëmoshën deri 10-30 USD në muaj u jepte qeveria, duhej të shkonin të bënin kontrollin mjekësor fiktiv, që Vilma Nushi të plotësonte numrin dhe të përlante milionat e koncesionit.

Këtë detyrim anti-ligjor, Olta Xhaçka dhe Vilma Nushi, e realizuan duke vendosur këtë sanksion banditesk: – Personat e moshës 35 vjeç e lartë, që përfitojnë ndihmë ekonomike e asistencë dhe ata që i kërkojnë, duhet të dorëzojnë te zyrat përkatëse dokumentin e bërjes së “Check-up” për vete dhe pjesëtarët e familjes deri në 70 vjeç, ose u ndërpritet pagesa e nuk u pranohet aplikimi”.

Pra, ministresha strategjike, nuk u jepte as lëmoshën 60-100 lekë në ditë familjeve të varfra, që Edi Rama, Ilir Beja e Vilma Nushi, të vidhin të qetë miliarda, me koncesionin që SPAK po e heton si krim të organizuar financiar./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej