Kush do të vritej në Elbasan? Flasin dy të arrestuarit për atentatin: Kjo është e vërteta

Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç janë marrë disa herë në pyetje për mjetin ‘BMW X6’ që u sekuestrua brenda të cilës u gjetën 3 armë zjarri, si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Spahiut. Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve. Spahiu, sipas burimeve ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.

“Nuk kemi dijeni për makinën dhe armët që janë gjetur brenda saj. Nuk e kemi përdorur ne”.

Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të vërtetuar lidhjen me Erjon Alibejn. Nëse arrihen provat, çështja mund t’i kalojë SPAK pasi kalon në grup të strukturuar kriminal.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej