Kush e kërcënoi Altin Dumanin?

Paraditen e sotme në media qarkulloi një lajm se kreu i SPAK-ut Altin Dumani lëvizte me makinë të blinduar.

Por përse u shtua siguria, kush e kërcënoi?

Kërcënohet Altin Dumani? Makinë e blinduar dhe grup policor pranë shtëpisë për kreun e SPAK!

Mediat janë interesuar pranë Prokurorisë së Posaçme të SPAK-ut dhe përgjigja nga zyra e shtypit ishte se;

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara”, tha SPAK.

Kujtojmë që kohët e fundit SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani ka ndërmarrë disa operacione, ku në pranga kanë rënë persona të botës së krimit, por edhe zyrtarë të lartë të politikës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej