Kush e këshillon Presidentin? Bajram Begaj, 3 muaj pa këshilltarë

Larguan horrin, sollën “kukullën me pult”/ Deri tani, ka emëruar Drejtorin e Kabinetit, Eduart Seitaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Florian Kali, njerin kushëri të tij nga fshati Kutë i Mallakastrës e tjetri ish-kolegë drejtues në ushtri, por që të dy me aftësi të veçanta si shefa tenderësh me Mimin Kodhelin e Olta Xhaçkën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Edmond Haxhinaston në Ministrinë e Transportit

Pas 10 ditësh, Presidenti Bajram Begaj mbush 3 muaj në detyrë, por ende nuk ka krijuar kabinetin dhe stafin ndihmës, megjithëse e ka shkarkuar që ditën e parë stafin partiak, klientelist e familjarë të paraardhësit Ilir Metaj, madje dhe personelin e Bar-Kafes brenda Presidencës.

Që prej fundit të muajit korrik, Presidenti Bajram Begaj e ka lënë bosh kabinetin pa këshilltarë e pa staf ndihmës, kur duhej t’i kishte plotësuar menjëherë, sepse gjersa “u vuri fshesën” të gjithëve, patjetër kishte menduar dhe për zëvendësimin e tyre.

Mirëpo siç duket realiteti, ose Bajrami nuk i ka gjetur dot emrat preferencial gjatë 20 ditëve pas zgjedhjes e para marrjes së detyrës; ose i ka gjetur e nuk ia kanë pranuar ata që e emëruan në këtë detyrë; ose paria e partisë nuk i ka çuar akoma emrat që duhet të jenë në kabinetin presidencial.

E themi këtë, sepse është bërë “traditë” në Shqipëri, që përbërja e Kabinetit të Presidencës, është tagër i Presidentit, sipas  preferencave personale e jo me konkurs të hapur, siç e detyron ligji.

Dhe kështu, si Bamir Topi që largoi kabinetin e Alfred Mosiut, edhe Bujar Nishani largoi kabinetin e Topit, Ilir Metaj largoi kabinetin e Nishanit dhe e mbushi me drejtorë e ministra të LSI.

Deri tani, Bajram Begaj ka emëruar vetëm Drejtorin e Kabinetit, Eduart Seitaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Florian Kali, njërin kushëri të tij nga fshati Kutë i Mallakastrës, ndërsa tjetrin ish-koleg drejtues në ushtri, por të dy me miratim paraprak të Edi Ramës.

Por si Kali dhe Seitaj që ka vendosur Bajrami drejtues kryesorë, nuk kanë as haber e as formim për punët e Presidencës, ata kanë aftësi të spikatura si shefa tenderësh me Kodhelin e Xhaçkën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Edmond Haxhinaston në Ministrinë e Transporteve.

Nëse ata të parisë së partisë që e kanë zgjedhur, nuk ia kanë çuar akoma listën me emrat e 12 këshilltarëve e 50 specialistëve të stafit; Bajram Begaj pavarësisht mirënjohjes për ata që e bënë President, duhet të marrë guximin e t’u thotë t’ia dërgojnë sa më shpejt.

Sepse është skandal, që prej 3 muajsh në detyrë, të mos ketë këshilltarë, ekspertë e ndihmës një President si Bajram Begaj, pa aftësi juridike e pa përvojë diplomatike, por vetëm njohës i rregullores komunikimit ushtarak me komandat: “Paraqitu- Gatitu- Qetësohu- Largohu”.

Gjersa prej 3 muajsh i mungojnë këshilltarët e stafi ndihmës, Presidenti duhet të deklarojë se kush e ka këshilluar deri tani, mbasi flitet se e këshillojnë Edi Rama, Sali Berisha e Ilir Metaj, se çfarë duhet të bëjë, kur duhet të flasë e çfarë duhet të thotë./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej