Kush është “Maçoku” dhe shqiptari, trafikantët në Ekuador të lidhur me kartelin Sinaloa

Qeveria amerikane e klasifikoi këtë trafikant droge si një nga më të rëndësishmit në botë, përveçse si furnizues i kokainës për Kartelin e Paqësorit, zhvillonte bisedime edhe me organizatën El Mencho.

Policia kolumbiane arrestoi Wilder Emilio Sánchez Farfán, alias El Gato (Maçoku), një trafikant droge ekuadorian i konsideruar si një nga më të fuqishmit në Amerikën e Jugut dhe që mbante lidhje të forta me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG) dhe kartelin Sinaloa të Meksikës.

Në shkurt 2022, Qeveria e Shteteve të Bashkuara e renditi “El Gato” si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë, që kishte qendrën e tij nëGuayaquil, Ekuador. Sipas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Meksikë, “Sánchez Farfán merrte sasi shumë-tonëshe kokaine nga laboratorët e prodhimit në Kolumbinë jugore dhe e kalonte këtë kokainë nga ai vend në Ekuador nëpërmjet transportit tokësor. Dërgesat e kokainës dërgoheshin nga Ekuadori në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet avionëve privatë, anijeve detare, kontejnerëve komercialë dhe automjeteve tokësore.”

Përveç kësaj, El Gato konsiderohet nga SHBA si një burim i rëndësishëm që furnizonte me kokainë kartelin Sinaloa përmes partnerëve që lehtësojnë dërgesat e disa tonëve të kësaj droge për anëtarët e Kartelit të Paqësorit që operojnë në Culiacán, Manzanillo, Ensenada.

Lidhja që ka ky trafikant droge nuk është vetëm me organizatën e Ismael El Mayo Zambada apo me fëmijët e Joaquín El Chapo Guzmán, pasi autoritetet amerikane e lidhin atë edhe me organizatën kriminale të Nemesio Oseguera Cervantes, alias El Mencho.

“Sánchez Farfán ka dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për takime me anëtarët e Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG) në mënyrë që të krijonte marrëdhënie pune për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Meksikë nga Ekuadori,”- shpjegoi ndër të tjera Ambasada Amerikane në Meksikë.

Si Karteli Sinaloa ashtu edhe Jalisco Nueva Generación janë organizata kriminale të konsideruara nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara si më të dhunshmet dhe më “të rëndësishmet” për sa i përket trafikut të drogës.

Karteli Sinaloa dhe CJNG janë përgjegjës për trafikimin e një pjese të konsiderueshme të fentanilit, kokainës dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithnjë e më shumë, kokaina e shitur në SHBA është e lidhur me fentanil, gjë që rrit mundësinë e vdekjes nga përdorimi i saj.”

Mësohet se bashkë me “Gato Farfán” ose “Jerry”-n, që njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA, është prangosur dhe 37-vjeçari Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador. Ky shtetas ka precedentë penale edhe në Shqipëri.

Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej