Policia greke është vënë në ndjekje të autorëve që shkaktuan masakrën me 6 të vrarë në Loutosa. 6 persona u vranë brenda një makine dhe dyshohet se ata janë shqiptarë. Të dhënat e para flasin për përplasje mes bandave kriminale.
Forca të forta të grupit DIAS kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa informacionet bëjnë me dije se nga vendngjarja janë grumbulluar 25 gëzhoja .
Siç raporton Mega, autorët e sulmit të përgjakshëm dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të zi dhe një motoçikletë.
Policia ka shtuar kontrollet në portë, në aeroporte dhe në kufirin me Shqipërinë. Dyshimet janë se dhe autorët mund të jenë shqiptarë dhe mund të tentojnë të arratisen drejt vendit tonë.