Kush ja shtiu në mend Met Rrumbullakut që të rruajë policët?

Ndaj këto ditë do të shohim një “operacion fshesa” në radhët e drejtorëve të policive në qarqe, ku ndoshta shpëtojnë vetëm nja dy a tre që nuk kanë mjekërr, por edhe ata duket se do të qarkullojnë.

Është bërë shumë humor në media e tik-tok me urdhrin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, për të rruar të gjithë policët që mbajnë mjekër.

Drejtori i ri mban dhe emrin e profetit të muslimanëve, i cili e ka lënë me të shkruar se burrat duhet të mbajnë mjekër, ngaqë qimet i fshehin defektet. E profeti ka pasë të drejtë në tezën e tij, sidomos nëse e paralelizojmë atë hadhith me kohën në të cilën doli. Se po t’i referohemi asaj kohe, mjekër mbanin jo vetëm muslimanët por të gjithë: hebrenj e të krishterë! Madje edhe vetë Jezu Krishti dhe dishepujt e tij nuk kanë qenë të rruar…

Qyfyreve me mjekrën e policave, ju shtua edhe ‘kunji’ i gazetarit Artan Hoxha, që tha se kjo ndodh ngaqë vetëm ai i gjati duhet të ketë mjekër, të tjerët nuk lejohen.

Artan Hoxha, mund ta ketë thënë për shaka, por ka edhe gjasë ta ketë marrë vesh, se ai urdhër i Met Rrumbullakut për mjekrat, nuk ishte gjë tjetër veçse një kod. Një kod, që e deshifruan jo vetëm ata oficerë policie që mbajnë mjekër, si puna e ish- drejtorit Gledis Nano, por edhe drejtorët që ai ka vënë në qarqet kryesorë të vendit.

Madje, mësohet se ky është kuptuar si një urdhër direkt nga ai i madhi, i cili paska thënë “mi hiq ata mjekrat për zhelesh”. Ndaj këtu, duket se ka të drejtë Artan Hoxha me shakanë e tij, që sipas gjasave është më shumë se gjysma e së vërtetës.

Ndaj këto ditë do të shohim një “operacion fshesa” në radhët e drejtorëve të policive në qarqe, ku ndoshta shpëtojnë vetëm nja dy a tre që nuk kanë mjekërr, por edhe ata duket se do të qarkullojnë.

E për këtë ka dalë një si tip qarkore e pa shkruar se i madhi me mjekër paska marrë feedback nga oligarkët e mëdhenj, që sajdisin secili nganjë oficer policie të rëndësishëm, e që e mbajnë për sigurinë e tyre. Madje, ndarja e drejtorëve nga Shkodra në Sarandë, do të bëhet sipas midesë së oligarkëve, ku i kanë përqendruar interesat e tyre. E kështu, duket janë gjetur emrat në vija të trasha, por lufta po bëhet për Durrësin, pasi këtu i madhi me mjekër e ka rritur shumë pazarin. Madje, ‘gojët e liga’ thonë se ka llastuar edhe Gjyshin, i cili paska gjetur dy emra alternativë që pëlqehen nga çunat e Shijakut. Ku Ilir Meta, po lufton fort për të marrë bashkinë, e ku thuhet se PS ka përkrahje vetëm në qytet, kurse rrethinat janë me opozitën.

Vlora vijon të ketë interes, pasi kanë filluar prapë gomonet, e Shkodra natyrisht ngaqë po merr jetë një kontrabandë nafte si në kohën e luftës së Bosnjës që kalon nëpër liqen, ku tubacionet e tankerat janë gati.

Ndërkaq, për Elbasanin nuk ka më interes, sidomos tani që ka ikur Taulanti si kryetar qarku, e bandat e fuqishme mbajnë lidhje me të madhin nëpërmjet Qifes, i cili nuk është më si më parë, sidomos pas futjes në listën e zezë të SHBA-së. Kjo humbje interesi për Elbasanin, pritet të shkaktojë një luftë të re, pasi bizneset që kontrollonin bandat e asaj zone janë zhvendosur në Kavajë e Golem, ku Qifja po ndërton një perandori të re e të egër me asistencën e doktor Rroshit, të fortit të parë që hapi universitetin e lacave me bekim të të madhit…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej