Kush janë 3 ‘të fortët” që kërcënuan me armë një person në Shkodër, autor të djegies së 4 makinave (EMRAT)

Tre të arrestuarit e ditës së djeshme nga Policia e Shkodrës, Aleksandër Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uka, dyshohet se ishin gjobëvënës në zonën e Vaut të Dejës.

Në lidhje me ngjarjen kriminale që u parandalua nga policia vijojnë hetimet për zbardhjen e konfliktit. Burimet bëjnë me dije se 3 autorët dhe personi që u kërcënua nga ata, kanë pasur fillimisht një debat në telefon për motive që ende nuk dihen.

Më pas, 3 autorët kanë kërcënuar në derën e dyqanin të riun, por nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë pretenduar t’i vendosin gjobë atij. Gjithashtu për 3 të arrestuarit policia ka prova se janë autorë të djegies së 4 automjete në 2 muajt e fundit në zonat përreth. Djegia e automjeteve dyshohet se është kryer për gjobëvënie.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej