La gati një orë foshnjen në makinë për të bërë pazar, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare

Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme nga policia në Selanik pasi akuzohet se la fëmijën e saj 4 muajsh, të vetëm në makinë dhe shkoi që të bënte pazar.

E reja shoqërohej dhe nga një 27-vjeçare, që po ashte u arrestua.

Arsyeja e arrestimit ishte pasi dy femrat e kishin lënë foshnjën në një makinë për të bërë pazar në një dyqan në zonën e Pylaias.

Foshnja në makinën e parkuar jashtë dyqanit u pikas nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur dhe me dritare gjysmë të hapura.

Punonjësit e policisë së repartit Pylaia-Hortiatis lokalizuan dy shqiptaret brenda në dyqan, ku dhe u arrestuan. Ndaj dy vajzave rëndon akuza e ekspozimit të të miturit para rrezikut.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej