Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Tiranës dhe ish-ambasadori

Ndahet nga jeta Profesor Osman Kraja. Lajmin për humbjen e profesorit dhe diplomatit të njohur e ka bërë të ditur Universiteti i Tiranës.

Universiteti vë në pah kontributet që Kraja ka dhënë ndër vite, pasi ka qenë edhe Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Gjithashtu, Kraja u mor edhe me diplomaci. Në vitet 1997-2002, ishte ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Lituani, Letoni, Estoni dhe Ukrainë.

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Tiranës

Prof. Osman Kraja

“Shuhet Prof. Osman Kraja, një personalitet me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë.

Prof. Osman Kraja, ishte Rektor i Universitetit te Tiranes (1981 – 1988), Dekan i FSHN (1974 – 1980), Ambasador i Shqiperise ne Poloni.

Një mësimdhënës i shquar i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës.

Prof. Osman Kraja ishte ndër themeluesit e arsimit të lartë në Shqipëri. Punoi me pasion, përkushtim dhe me profesionmalizëm. Kontribuoi shumë për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për ngritjen e autoritetit të profesorit universitar, si mësimdhënës dhe si punonjës shkencor.

Edukoi dhe arsimoi me dhjetëra gjenerata mësuesish dhe profesionistësh të tjerë.

Universiteti i Tiranës humbi një ndër figurat më të çmuara të tij.

Prof. Osman Kraja do të ngelet një model frymëzimi për botën universitare.

Rektorati, në emër të të gjithë pedagogëve të Universitetit të Tiranës, shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij”, thuhet në mesazhin e Universitetit të Tiranës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej