“Lajmin e morëm vesh nga radio”/ Rudina Hajdari rrëfen takimin e fundit me Azemin dhe detajet e momentit tronditës kur babain e saj e ekzekutuan

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka kujtuar në një inetervistë për emisionin ‘N’kohë’, humbjen e babait të saj, Azem Hajdari kur ishte vetëm 11 vjeçe.

Hajdari flet për herë të parë duke dhënë detaje për ngjarjen e trishtë të ndarjes nga jeta të idhullit të saj.

E kujtoni momentin e trishtë kur babi juaj ndërroi jetë? Si u njoftuat për këtë?

-Kam qenë 11 vjeçe në momentin që ka ndodhur si situatë, kemi qenë në Selinë e Partisë Demokratike, gjysëm ore përpara se të ndodhte ngjarja.

Pata fatin e madh dhe mendoj se zoti donte që unë ta takoja pak më përpara se ai të ndahej nga jeta dhe ishte moment i bukur kur e takova, se ishim familje dhe mami ishte shtazën atë kohë dhe babi sapo ishte kthyer nga Fieri dhe po ka tregonte i lumtur se si kishte shkuar.

Ishte ora 20:15 minuta, rreth orës 20:30 do të ndiqte lajmet në zyrë dhe kishte një takim me doktor Berishën.

Ai ishte momenti i fundit që ne u takuam dhe u larguam në shtëpi, sapo mbërritëm e morëm vesh lajmin nëpërmjet radios, e çuditshme, në fillim nuk e besuam sepse e prisnim në shtëpi sepse na tha që do të vinte në shtëpi dhe një plagosje e tillë kishte ndodhur edhe në parlament një vit më parë.”-tha ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej