Ish-kreu i ASHK-së, (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), Artan Lame, është duke u hetuar nga SPAK, pas disa kallëzimeve të bëra për regjistrime të ndryshme, pas urdhrave verbalë të dhënë prej tij ndaj drejtuesve të institucionit, për të kryer veprime në shkelje të ligjit.
CNA ka mësuar se janë disa kallëzime për Artan Lamen, të cilat ndodhen në SPAK dhe po hetohen, por ka kallëzime të tjera, edhe në Prokurorinë e Tiranës ku po kryhen hetime për shumë dosje me përgjegjësinë ligjore ndaj regjistruesve dhe deri tek Artan Lame.
Shkarkimi i Lames është bërë pikërisht për shkak të disa skandaleve të ndodhura në ASHK, të cilat fillojnë që nga legalizimet deri te regjistrimi i pronave në mënyrë të paligjshme korruptive.