Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 34-vjeçarin B.P., pasi qarkullonte i armatosur. Në momentin që është pikasur nga policia, i riu ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet me vrap.

I arrestuari, gjithashtu rezulton me precedent të theksuar penal, për armëmbajtje pa leje dhe për disa vepra penale të tjera.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Për këtë rast u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.“-njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej