Ligji që detyron “Espinozën” Edi Rama të dorëzojë “çelësat”

Në ligjin e dekriminalizimit, thuhet: Personat që zgjidhen apo dekretohen në funksione të larta shteti; dhe kanë kompetencë apo akses në shërbimet e Sigurisë Kombëtare; humbasin funksionet kur zbulohet se para dhe gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprimtari të paligjshme, të konstatuar apo skeduar e përmendur si të tillë qoftë edhe me kontakte formale.

Kryeministri Edi Rama, preket nga çdo përcaktim i këtij kushti ligjor, mbasi sipas FBI e Gjykatës Federale Amerikane, jo vetëm që përmendet 15 herë në raportin hetimor, por është vërtetuar si pjesë e grupit “McGonigal- Nezaj”.

Agjencia hetimore dhe drejtësia amerikane nuk e kanë marrë akoma të pandehur Edi Ramën, por kanë provuar se është përfshirë në veprimtari të paligjshme me dhënie licencash, koncesionesh ekonomike, ryshfete dhe pagesa ilegale për anëtarët e këtij grupi e oligarkët rus të lidhur me ta.

Për shkak të këtij skandali të rëndë, me përmbajtje korruptive e kriminale të kryer në Shqipëri e SHBA, Edi Rama duhet të dorëzojë “çelësat” si kryeministër, ose t’ia heq Gjykata Kushtetuese, Parlamenti apo Presidenti i Republikës, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Edi Rama, si person i përfshirë në grupin mafioz “McGonigal- Nezaj”, nuk duhet lejuar ta ushtrojë me tej detyrën e kryeministrit, mbasi për shkak të këtij funksioni, ai ka në vartësi të gjithë strukturat shtetërore dhe agjencitë anti-krim e të sigurisë kombëtare.

Kryeministri Edi Rama, ka në vartësi të plotë e të vetme Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, me strukturat e saj Anti-krim, Anti-trafik, Anti-drogë, Anti-terror e Interpol-Tirana.

Ka në vartësi Doganat, Portet Detare, Aeroportet, Kufirin, Drejtorinë e Parandalim- Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar, Drejtorinë e Postës Sekrete të NATO në Kryeministri e në Ministrinë e Jashtme.

Ka në vartësi Shërbimin Informativ Shtetëror, ndërsa para 1 jave, Edi Rama ka marrë në vartësi edhe Shërbimin Informativ të Ushtrisë, në krye të të cilëve ka emëruar këshilltarët e tij.

Në këto struktura e agjenci të luftës kundër krimit, korrupsionit, trafiqeve e terrorizmit, depozitohen, shkëmbehen e përpunohen gjithë informacionet e Sigurisë Kombëtare dhe ato të FBI, NATO, DEA e EUROPOL.

Për shkak të detyrës si kryeministër, këto informacione sekrete të Anti-krimit e Sigurisë Kombëtare i jepen, por edhe merren nga Edi Rama; vartësi e akses, që një kryeministri të përfshirë në grupe mafioze, i ka dhënë dhe i jep mundësi të informojë paraprakisht eksponentë të krimit dhe të ndalojë goditjen e tyre.

Jo ligjërisht, por as moralisht, nuk mund të vazhdojë detyrën, një kryeministër si Edi Rama, i kapur në veprimtari kriminale që kanë cënuar sigurinë kombëtare./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej