Lindi me komplikacione dhe diagnozë të rëndë, mjekët te “Koço Gliozheni” bëjnë ndërhyrjen e menjëhershme dhe i japin jetë Arbrit të vogël

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë, ku tregon se një bebe e lindur me komplikacione dhe diagnozë të rëndë e ka fituar betejën me jetën.

Manastriliu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se pas një komplikacioni dhe diagnoze të rëndë, ndërhyrja e menjëhershme dhe trajtimi me kujdes e profesionalizëm të lartë, i kanë dhënë jetë Arbit që lindi prematur në Maternitetin “Koço Gliozheni”. Vogëlushi tashmë e ka kaluar rrezikun dhe është shëndoshë e mirë.

“Pas një komplikacioni dhe diagnoze të rëndë, ndërhyrja e menjëhershme dhe trajtimi me kujdes e profesionalizëm të lartë, i kanë dhënë jetë Arbit që lindi prematur në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Sot Arbi i vogël e ka kaluar rrezikun dhe është shëndosh e mirë në krahët e nënës së tij, falë punës së stafit të terapisë intensive, me Prof. Asc. Alketa Hoxha” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej