Lirohet ish-zv. ministrja Rovena Voda

Ish-zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda po hetohej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Të premten ajo ka fituar lirinë.

GJKKO ka vendosur të heqë masën e sigurisë prej 10 muajsh që vuri fillimisht me akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Voda u shpreh se kishte humbur një betejë, por lufta për vertetimin e pafajësisë.

Sipas SPAK, znj. Voda në cilësinë e zv. ministres së Brendshme ka “pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu”.

Znj. Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2020 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej