Lirohet nga akuzat penale ish-drejtori i burgut të Reçit

Është liruar plotësisht nga akuzat penale dhe masa e sigurisë, Drejtori i Burgut të Rreçit, Ervis Zika, i cili u arrestua në muajin prill. Që prej datës 19 maj procedura e ndalimit të tij ka dalë “nul”, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur të prishë arestimin e tij, duke e lënë të lirë dhe pa masë sigurimi.

Çështja penale që nisi për vjedhjen e 150 litrave naftë dhe dyshimeve se fuste sende të paligjshme në ambjentet e brendshme të burgut, pritet të pushohet nga prokuroria e Shkodrës. “ShkodraNews” mëson se Zika në asnjë moment, nuk ka pranuar akuzat, duke pohuar se kishte qënë vetë ai që kishte denoncuar vjedhjen e karburantit në burgun e Reçit. Në kallëzimin që Zika kishte paraqitur në prokurori, pretendonte një dëm financiar që lidhet me mungesën e 40 mijë litrave naftë në burgun e Reçit. Kjo sasi është konsumuar në rrethana të mistershme, pasi burgu i Reçit nuk ka kryer aq shumë shërbime.

Ndërkaq Denoncimi për Ervis Zikën, u krye nga një punonjës i Policisë së Burgjeve, i cili pretendon se në cilësinë e Drejtorit të Burgut Reç ka urdhëruar shoferin e tij të marrë 150 litra naftë dhe ja t’ia hedhë në 3 raste makinës së tij private.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej