Lojë amerikane/ Arrestimi i Ilir Metës rrëzon qeverinë e Edi Ramës

Nga Sokol Pepushaj

Fakti se Ilir Meta ka qenë spiun i ish sigurimit të shtetit, s’bën lajm. As se ish Presidenti i Republikës është hajdut s’i bën përshtypje më askujt. Politikanët, pushtetarët, zyrtarët, oligarkët, gjithë të pasurit, janë një substancë, kanë futur duart nga paratë publike e deri tek “thesi” i mafies. Me i ndershmi merr disa rroga dhe promovon krimin përmes ekranit…

Përtej së keqes shohim të mirën.

Asnjë hajdut, spiun apo kriminel nuk e ka për turp veprimtarinë e vet. Sistemi i tillë ishte, kush nuk e ‘mjelë’ zyrën është i mangët. Kjo formulë nisi të aplikohet edhe për të grumbulluar “ushtarë” rreth Ilir Metës apo Sali Berishës, në frontin anti- Drejtësi.

Brenda kësaj edhe mund të rritet e keqja.

Ngjarjet e politikës tropikale të Tiranës, se ‘Ilir Meta vret o veten, o ambasadoren Yuri Kim, ose therë Edi Ramën ose rrah me shputa Lul Bashën’, të kthyera shpeshherë në qyfyre, përqafime e deklarata publike të përbashkëta, kanë sofistikuar sjelljen edhe të  rrugaçëve, prandaj sillemi përditë rreth tyre.

Drejtësia e politika, vërtetë po reformohen nën kujdesin e ndërkombëtarëve, por me pasim faji që vjen nga faji, mendojnë shumica e njerëzisë…

Grumbullimi i energjive të zhgënjyera të hajdutëve, për shqiptarët është kosto e rëndë, ndërsa për diplomacinë dhe hajdutët vetë, është lojë.

Ilir  Meta, sa ishte President i Republikës; kushtetutën, garancitë e sigurisë kombëtare, i bëri lodra kalamajsh plot emocione e prova, si ato me mikrofon; një, dy, tre, prova teknike, një, dy, tre, prova…

Nuk kishte si të ngjajë ndryshe, pasi këtej sikur edhe shijohet gënjeshtra.

Ata që kënaqeshin kur Meta kërcënonte me tank ambasadoren Yuri Kim, shkriheshin edhe më shumë, kur dy “armiqtë” gjuetia e “Peshkut” i bënte miq.

Mik për kokë Ilir Meta ka Edi Ramën, pasi edhe ai është cirkoman i zoti. Arenën politike e ka modifikuar në një amusement lodër, plot impulse, si ato kur zbavitej si emigrant rrugëve të Parisit, Polisit të zemrës, me gjithë ç`ka burri, përjashta.

Pikërisht, ç’kanë hajdutët përjashta, po mbledh Ilir Meta t’i “fermentoi” brenda gërdallës më të re politike, “Partia e Lirisë”.

Ky personazh i përsosur i hajdutërisë, rrugës për në burg, ndaloi tek ambasada amerikane. Aty bëri kthesën e madhe, të paktën në aparencë të shëmtisë që ecën e rritet serbes në krah të Sali Berishës.

Ata që nuk dinë të shkruajnë as hajdutçe, as diplomatçe, flasin me gojë e dyshojnë me shpirt, se Ilir Meta nuk është thjeshtë një mashtrues që shëtit duke premtuar referendum për problemet primare të shoqërisë, apo një shpirtmirë që u çon nga një ‘deceitfulness’ të vockël tek elektorati i vet, tallonë nafte nga “puset” e partisë apo edhe vende pune, por edhe harbuti e hajduti i nevojshëm për t’i thyer hundët një tjetër hajduti si Edi Rama.

Pra, loja politike me lojtarë hajdutë, më shumë se ekuacion pa zgjidhje, mendohet të jetë fundi i lojës me hile. Ngjan lojë amerikane/ Arrestimi i Metës rrëzon qeverinë e Edi Ramës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej