Lopët i presin rrugën. Revoltohet Blendi Fevziu: Ky bari nuk ka ndryshim nga një vrasës!

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka hasur një problem teksa ishte duke shkuar rrugës për jug. Në aksin Vlorë-Orikum disa lopë i kanë bllokur rrugën dhe këtë moment Fevziu e ka publikuar me video në rrjetet sociale.

Fevziu shprehet se bariu që i ka lënë lopët në rrugën e re Vlorë-Orikum, nuk ka asnjë ndryshim nga një vrasës nga pakujdesia.

Lopët i presin rrugën. Revoltohet Blendi Fevziu: Ky bari nuk ka

“Nje kope lopesh ne mes te rruges interurbane Vlore – Orikun (rruga e re), kur shpejtesia e lejuar eshte 80 km/ore dhe pa asnje lloj ndricimi eshte po aq e rrezikshme sa cdo makine qe te vjen perballe ne autostrade.

Ky bari qe i ka vendosur aty per minuta te tera nuk ka ndryshim nga nje vrases nga pakujdesia”, shkruan Fevziu në postimin e tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej