Një pamje e pazakontë ka qarkulluar në rrjetin social TikTok. Në një video e cila është bërë virale, shfaqet një luan i vogël duke ecur lirshëm në lagje, pranë një makine.
Pamjet thuhet se janë filmuar në një lagje në qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu nuk dihet se kush është pronari e luanit të vogël që shëtit lirshëm në rrugë, por mesa duket njerëzit kanë filluar të zbutin kafshët e egra, e në këtë rast luanin.