Luizës ia “shqyen” titullin “çakejtë” e politikës; Rama, Veliaj, Kushi, Muzhaqi, Metaj, Berisha, Fidel Ylli e… Bajram Begaj

Kryeministri nuk reagoi para 1 viti, kur Luiza Gega u kërcënua pse vrapoi te pista e parkut të Liqenit, nga zaptuesi Uran Derri i “Kafe-Fast Food Nona”/ Asnjë prej 3 horrave të pushtetit, nuk i pagoi Luizës qoftë 1 palë atlete për stërvitje. Madje e shpërfillnin kur ajo lutej dhe për 1 masazhator të cilin e ka paguar privatisht; ndërkohë që Berisha e Meta i kanë në vilat e tyre, ndërsa Edi Rama ka ngritur dhe qendër me specialistë masazhesh e mini-fushë basketbolli personale brenda në kryeministri, të paguara nga fondet e shtetit

Ceremonia kryeministrore e hipokrizisë, për gjoja nderimin e atletes rekordmene Europe, Luiza Gega, ishte prova më e pështirë, që pushtetarët e politikanët, jo vetëm nuk të ndihmojnë për të përfaqësuar kombin , por ta “zhvasin” lavdinë edhe kur e arrin me forcat e tuaja dhe me financat personale.

Ende pa shkuar te prindërit, që kanë hequr edhe bukën e gojës për të paguar stërvitjen e saj, Luiza Gegës i zunë rrugën në Rinas ministreshat Evis Kushi e Bora Muzhaqi, të cilat e përqafuan, u jargosën e bënë fotografi me të duke i shpërndarë në media e “FB”.

Pas tyre, një copë të titullit, Luizës ia copëtoi e përvetësoi kryeministri Edi Rama, me një mesazh nga vila qeveritare e Dhërmiut a nga ndonjë tjetër resort, duke krijuar përshtypjen, sikur ishte ai që e kishte financuar në gjithë fazat përgatitore e deri në garë.

Pas kryeministrit, Luizës i shkëputi një copë të lavdisë Ilir Meta, me mesazh nga kampingu i partisë në Jalë, por që vetë ai, Monika dhe ish-ministrat Vasili, Haxhinasto e Panariti, relaksohen te resorti i Milo Gjikurisë.

Dhe plaku “non grata”, me një mesazh nga vila e Lalzit, i zhvati Luiza Gegës një copë nga titulli “rekordmene”, ndërsa sa ishte në pushtet, jo vetëm nuk i financoi as 1 biletë avioni kur shkonte për gara, por nuk e lejonte as të stërvitej e qetë në parqet kombëtare.

Një copë të titullit ia copëtoi e rrëmbeu dhe Lali Eri, i cili para 1 viti nuk reagoi fare, kur Luiza Gega u kërcënua nga Uran Derri i “Kafe- Fast Food Nona”, pse vrapoi te pista e parkut të Liqenit, që ishte zaptuar prej tij për biznes.

Madje ky maskara e palaço, njëherazi FRESH-ist i PS e anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, pagoi dhe policë bashkiakë e policë rendi, që të mos e lejonin rekordmenen Luiza Gega, të futej te pista e Parkut të Liqenit ku ai ka vendosur banakët, pajisjet, “DJ”, tavolinat dhe çadrat e biznesit.

Edhe Bajrami i Presidencës e “ngjyeu gishtin” te titulli i Luiza Gegës, duke i thënë mashtrimin, se e ka ndjekur me shumë dëshirë, pasion e kujdes karrierën e saj; por dhe duke i premtuar se do ketë përherë mbështetjen e tij për rekorde të reja.

Ndërsa kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, u krekos sikur Luiza Gega, ishte produkt sportiv i ideve dhe mbështetjes së tij, kur gjatë 4 viteve deputet i PS, nuk tha një fjalë për shpërfilljen dhe braktisjen që qeveria i bëri rekordmenes.

Mirëpo ditën e martë, gjithë titulli i Luiza Gegës, madje dhe Luiza e pushtuar prej emocionit, u “zhvatën” me propagandë nga kryeministri Edi Rama, i cili braktisi plazhin dhe e erdhi e inskenoi atë ceremoni hipokrizie e diskredituese për vetë kryeministrin.

Fakti është, se asnjë prej 3 horrave Rama, Berisha e Meta, gjatë pushteteve të tyre nuk i kanë paguar Luiza Gegës, as 1 palë atlete për stërvitje, madje Rama e shpërfilli dhe kur para fitimit të këtij titulli, ajo lutej për 1 masazhator të cilin e ka paguar privatisht.

Ndërkohë, Berisha e Meta i kanë masazhatorët personal në suitat e tyre në Tiranë e vilat e Lalzit, ndërsa kryeministri Rama ka ngritur dhe qendër me specialistë masazhesh e mini- fushë basketbolli brenda në kryeministri, të paguara nga fondet e shtetit./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej