Lulzim Basha nis procedurat për nxjerrjen nga jashtë SHQUP të Sali Berishës

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, janë dy politikanë që po mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojërat, pazaret dhe marrëveshjet e fshehta, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandaleve dhe shpesh herë duke u përpjekur t’iu hedhin hi syve të shqiptarëve. Rasti më i freskët që faktoi se binomi Rama-Berisha janë bashkë, është ndërtimi i një kulle 64-katëshe në sheshin pas Teatrit të Operas dhe Baletit diku në qendër të Tiranës. Edhe pse ka akuza se pas ndërtimit të kësaj gradaçele fshihte djali i Berishës, Shkëlzeni, e madje shoqëria civile kërkon revokimin e lejes, kryeministri Rama nxitoi dhe e mbrojti këtë projekt. Por ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i dyshes Berisha-Rama.

Gazeta “SOT” ka mësuar se me rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare, kanë nisur procedurat ligjore për marrjen e selive të Partisë Demorkatike në gjithë Shqipërinë, aty ku i ka zaptuar “Foltorja” e Berishës, e në veçanti atë qendroren në Tiranë (SHQUP). Mësohet se ekspertët ligjor të PD dhe me të drejtën që ua njeh ligji, u kanë dërguar kërkesat institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që ato të çojnë në vend të drejtën që u takon demokratëve për t’u rikthyer tek selitë e Partisë Demokratike, të cilat janë marrë peng nga Sali Berisha dhe lakenjtë e tij.

Pra, me këtë lëvizje taktike, Basha, nxjerrë përfundimisht jashtë politike dhe hedh në rrugë të madhe “non-gratën” Berisha, i cili do të përfundojë tek zyrat (“çatia”” e Partisë së Lirisë së Ilir Metës, ndërkohë që do të mbahet mend në Shqipëri si njeriu që dhunoi demokratët për interesat e tij të ngushta familjare, të cilët e kishin bërë President, kryetar parti dhe Kryeministër. Pra siç thotë edhe një fjalë e urtë popullore “po shkon haka tek i zoti”, referuar rikthimit të selisë blu tek PD zyrtare e Lulzim Bashës. Mirëpo, teksa Basha është në të drejtën e tij, mësohet se institucionet me urdhër të Ramës “nuk e kanë vënë ujin në zjarr”, duke bllokuar për momentin kështu përzënien e Berishës nga selia blu (ish-SHQUP). Ky mosveprim i institucioneve vjen si rezultati i pazarit Rama-Berisha dhe është një kabanë alarmin për këdo që ka vesh të dëgjojë, e sy të shikojë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej