Mafia shqiptare menaxhon trafikun e kokainës në Romë, paguan vrasës për të hequr qafe rivalët

Mafia shqiptare në Romë, menaxhon trafikun e kokainës, hashashit, marijuanës, kontrollon zona, lagje, lokale nga më të frekuentura nga jeta e natës, por dhe vret e paguan killera për të hequr qafe rivalitetin.

E bën e vetme ose në bashkëpunim me mafien autoktone e me grupe nga më të fortit e territorit siç janë Banda Magliana, Camorra, e elementë të lartë të kriminalitetit roman siç ishte Federcio Piscitelli, ish kapo ultra i Lazios i ekzekutuar dy vite më parë në një park të Romës e Carmine Carminati, kapo i Bandës Magliana.

Është Elvis Demce, bosi i mafias shqiptare në Romë, i arrestuar janarin e 2021 nën akuzën e trafikut të drogës, vrasjes, kërcënimin e zhvatjes i cili shfaqet në hetimet e fundit të Antiamfias Italiane si paguesi i killerit për të mbyllur fajdet e pazaret e drogës.

Emri i tij është shfaqur dhe në dosjen e fundit të kronikës së zezë romane.

Elvis Demce ka urdhëruar e paguar 30 mijë euro vrasjen e italianit Alessandro Marzani, por që mbeti në tentativë.

Investigimi i antimafias italiane ka zbardhur se motivi i kësaj vrasje janë borxhet e aferat e drogës e urdhëruesi Daniele Gallarello, narkotrafikant i njohur që kontrollon zonën Ariccia e Ostia, së bashku me Alessandro Corvessek, ish futbollist i Lazio, me precedent për drogë e pjesëmarrës në aferat kriminale, kërkojnë ekzekutimin e Alessandro Marzanit me ndihmën e kryebosit të mafias shqiptare në Romë, Elvis Demce.

Dosja hetimore zbardh se Demce paguan 30 mijë euro italianin Matteo Costacurta, si killerin e këtij atentati.

“Me zor po pres sa ta kryej këtë punë”, thotë në një përgjim telefonik Matteo Costacurta pas detyrës së ngarkuar nga Demce. Killeri në fjalë i njohur me pseudonimin “Princi” vjen nga një familje e pasur romane, pronar i disa apartamenteve dhe i një bad & breakfast, djalë i vetëm i një familje mjaft të pasur me origjinë Veneta e me banim në Romë, Pjesë e së djathtës ekstreme romane NAR, prej 2009 në lidhje me kapon e bandës Magliana Carmine Carminati.

Mesazhet e zbardhura nga Antimafia Italiane rrëfejnë se Elvis Demce kërkon 45 mijë euro për ekzekutimin e Alessandro Marzanit e 30 mijë i përdor për të paguar “Princin”.

Atentati u ekzekutua më 30 tetorin e shkuar. Killeri e qëllon dy herë me pistoletë, por dhe pse plumbat e marrin në zemër e në këmbë ai mund të mbijetojë.

Shqiptari Elvis Demce, 36 vjeç, prej shumë vitesh banues në Romë, u arrestua më 18 janar 2022 nga Antimafia Italian i akuzuar si kapo i një organizate kriminale mafioze, narkotrafikante me veprim në kryeqytetin italian e zonat përreth.

Hetimet ndaj tij janë gërshetuar me hetimet për vrasjen e kapos së tifozerisë laziale Fabrizio Pischitelli, e kanë zbardhur ambiciet e 36-vjeçarit shqiptar për të kontrolluar tregun e drogës në Romë e për t’u bërë siç thotë ai “Narkotrafikanti më i fuqishëm i epokës moderne”.

Hetimet ndaj shqiptarit Elvis Demce  zbardhën profilin e lartë kriminal të shqiptarit Elvis Demce, me ambicien për të pasur disponueshmëri të menjëhershme e në sasi të mëdha droge, si dhe për të siguruar paratë e nevojshme për të konsoliduar aktivitetin e grupit vetëm  pak muaj pas vrasjes në gusht të 2019 të Diabolik.

Dosja hetimore zbardh se Elvis Demce gjatë bisedave me besnikët e tij Nikolin Shekrepi e Franncesco Bastianelli projekton se si duhet të jetë e ardhmja e tyre.

“Duhet të bëjmë jetën e narkotrafikantëve të rezervuar, të këqij sa është e nevojshme, të mbajmë sytë hapur e të takohemi vetëm kur të jetë e nevojshme për aktivitetin tonë. Drekat e darka jashtë Rome. Në Romë duhet të jemi një fantazmë, e gjatë verës vetëm luks e jashtë (Italisë). Kjo do të thotë të jesh profesionistë”, thotë ai në bisedat me anëtarët e bandës.

Në përgjimet e autoriteteve italiane, zbardhet se Demce ka projektuar mbërritjen nga Maroku përmes autobuzëve të linjës, të 1000 kg hashash i blerë në Spanjë, e po ashtu përmes një shqiptari tjetër përpiqet të vendos lidhje me kartelin kolumbian të Golfit. Në bisedën e përgjuar Elvis Demce i kërkon mikut të tij “duhet të më bësh narkotrafikantin më të fuqishëm të erës moderne. Unë kam lindur për këtë jetë, nuk është çështje lekësh , por kjo është natyra ime vlla, thotë ai.

Elvis Demce i vetëquajtur me nofkën Spartaku, konfermon se është vënë në hetim pas vrasjes së Diabolik, kapo ultrave të tifozerisë së Lazios, Fabrizio Pischitelli që ai e quan “Diablo ynë”.

“Jam rritur në hijen e tij, thotë ai në bisedat e përgjuara, e krenohet duke u shprehur se “jo më kot sot është ai që kontrollon zonën Ponte Milvio. që më parë ishte në duart e Diabolik.

Ngjarjen e hetimeve të fundit mbi kriminalitetin roman konfirmojnë rolin e rrezikshmërinë gjithnjë e më të lartë që mafia shqiptare ka në këtë qytet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej