Makina përplas 23-vjeçaren në oborrin e shtëpisë në Tiranë, e reja ndërron jetë në spital

Një 23-vjeçare ka humbur jetën papritur  këtë mëngjes, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi për vdekje në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në   rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.

“Shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese”, njofton policia.

Ndërkohë mësohet se e reja fatkeqe me iniciale M.S ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej