Mamaja 500 tendera korruptivë, i biri Rejdi Sheqi jetë sheikësh, vilë në Rolling Hill, makina, pushime e ora luksoze, mafia e ilaçeve sfidon opinionin publik dhe SPAK-un

Kompania Rejsi Farma ka marrë rreth 500 tendera me natyrë klienteliste dhe korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj, i identifikuar si sektori më i lakuar për shpërdorimin e parave publike dhe me numrin më të madh të dosjeve në SPAK.

Pronarë të kompanisë së mafies së ilaçeve janë Merita dhe Nexhat Sheqi, bashkëshortë. Edhe pse në letër kanë nga 50 % të aksioneve, protagoniste në pazare, llogari dhe veprimtari të dyshimta është Merita Sheqi.

Emri i kompanisë Rejsi Farma del në pah si e përfshirë në skema korrupsioni me FSDKSH me rimbursimin e ilaçeve të paktën që nga vitit 2007 deri më sot.

Rejsi Farma është pjesë e disa listave të zeza të prokurorisë, policisë, organeve anti-korrupsion etj., si një nga kompanitë farmaceutike më të kompromentuara në Shqipëri, ku më në detaje do të flasim në vijim.

Krahas barnave me cilësi të dyshimtë, trusteve, lejeve ekskluzive, Rejsi Farma është monitoruar edhe për kontrabandë ilaçesh dhe lëndësh të paligjshme.

Teksa Merita Sheqi mbush llogaritë bankare me paratë publike, i biri Rejdi Sheqi, ekspozon luksin me paratë publike dhe jetën të ngjashme me sheikët.

Me paratë e aferave të mamasë, Rejdi Sheqi ekspozon makinë McLaren me vlerë rreth 170 mijë euro, makinë Maybach AMG, ora të tipit Hublot etj.

Prapaskena mëson se Rejdi Sheqi posedon edhe një vilë në Rolling Hills, me vlerë qindra mijëra euro, me burim paratë nga aktiviteti i dyshimtë i kompanisë Rejsi Farma.

Rejdi Sheqi, me paratë e aferave të kompanisë së mamasë, frekuenton edhe rrethin e oligarkëve dhe të çunave që bredhin me paratē e baballarëve të pasur.

Të mos ndalemi tek pushimet luksoze në vende ekzotike, arredimin e zyrave dhe vilave etj.

Miliona euro të gjeneruara nga dallaveret me ilaçe dhe tenderat me flamur korrupsioni i kanë investuar në pasuri të palujtshme.

Luksi i Rejdi Sheqit nuk është thjeshtë një fyerje për opinionin publik dhe simbol i pasurimit me djersën e taksapguesve shqiptarë, por është një sfidë për SPAK, organ i cili deri më tani nuk po godet korrupsionin në shëndetësi.

Vëllai Petrit Maho rekord tenderash korruptivë

Vëllai i Merita Maho Sheqi, Petrit Maho, mamuthi i ilaçeve dhe laboratorëve në Shqipëri, mban edhe rekordin për numrin e tenderave me flamur të kuq korrupsioni në shëndetësi. Vitet e fundit, përmes kompanisë Intermend, Petrit Maho ka marrë rreth 230 tendera me vlerë miliona euro në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.

Nga 230 që ka ‘fituar’ nga vitit 2018 deri më sot, 200 tendera rezultojnë me flamur të kuq korrupsioni, pasi kompania e Petrit Mahos ka qenë e vetme në garë ose të gjithë pjesëmarrësit e tjerë, me oferta më të ulëta, janë përjashtuar nga gara.

Për pasojë, oferta e paraqitur nga Maho që është shpallur fituese, është pothuajse sa fondi limit, duke prodhuar një vjedhje sistematike të fondeve publike.

200 tenderat me njollë që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtorët e saj i kanë dhënë me pazar në tavolinë Petrit Mahos duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK

Mahi jontrollon  kompanitë e tenderave korruptivë, të skemave mashtruese me rimbursimin e barnave, të kontrabandës së ilaçeve, falsifikimit, monopoleve, ilaçeve të skaduara dhe analizave të rreme si: Intermed, Noval, Noval Laboratory, Beata dhe Vetal.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej