“Manipulimin e votës e futi Berisha, blerjen Meta”, gazetari i njohur flet hapur dhe tregon ‘goditjen’ e madhe që Rama i dha Shqipërisë

Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shqip’ edhe për sistemin politik në Shqipëri, për të cilin tha se ishte produkt i një procesi votimi të kontrolluar që në ’96 nga Sali Berisha, më pas nga Ilir Meta dhe për t’u përsosur më pas nga Edi Rama.

“Manipulimin e votës e bëri Berisha për herë të parë në ’96, pra për herë të parë u manipulua rezultati. Pra filluan ata vetëm fusnin fletë në kutitë e votimit për t’i treguar Berishës sa shumë i donte populli. Berisha madje është viktimë e vetvetes se ka dashur të manipulohet pak rezultati, por jo të ndodhte ajo që ndodhi.

Aty fillon manipulimi i votës. Blerjen e ka futur Ilir Meta, që doli me kamera dhe me video. Edi Rama pastaj e përsosi si mekanizëm me patronazhistët. Pra të gjithë këta janë pjesë e mekanizmit sesi vota deformohet në Shqipëri. Pra ne nuk po i lejojmë vetes që të bëjmë zgjedhje tamam. Kjo i ka demoralizuar njerëzit për të votuar.”, u shpreh Dyrnjaja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej