Manjola Lloja : E gjithë Shkodra e di që Orkestrën Simfonike e krijoi Kujtim Alija në vitin 2007

Nga Manjola Lloja

Orkestra Simfonike e qytetit të Shkodrës është rikthyer nga BashkiaShkodër, me miratimin e Këshilli Bashkiak Shkodër, si strukturë që do të funksionojë me honorare e prova të rregullta, ashtu siç prej vitesh funksionon edhe Banda Frymore e qytetit. Orkestra Simfonike e qytetit, që kishte patur rrugëtim të shkëlqyer që prej krijimit të saj për disa dekada nën drejtimin e kolosëvë si Prenk Jakova, e ndërpreu veprimtarinë e saj në fillimin e viteve ’90.
Padiskutim kjo nismë institucionalizimi duhet vlerësuar e do të ndikojë në jetën kulturore si dhe do të ndihmojë komunitetin artistik të qytetit për të vijuar traditën dhe rritur cilësinë e performancës.

Por ky komunitet, ashtu si i gjithë qyteti, e di mirë se Orkestra në fakt është rikthyer shumë vite më parë nga Kujtim Alija.

Mjeshtri i Madh, që ishte i tillë edhe para se t’ia akordonin titujt institucionet, bëri atë që institucionalisht mori shumë më tepër kohë.

Për herë të parë, pas viteve të tëra shkëputjeje, Orkestra u mblodh e interpretoi nën drejtimin e Kujtim Alisë në 19 tetor 2007, në përvjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës. Pas atij suksesi, Orkestra është mbledhur e ka performuar disa vite me rradhë, duke nisur e kthyer në traditë e sukses “Ndërmendje”, një shfaqje që gjithashtu mbështetet nga Bashkia Shkodër që prej vitit 2008.

Kjo memorie fatmirësisht, nuk na lë asnjërin me e çu historinë nga i leverdisin orekset e çastit, por duhet të frymëzojë për vazhdimësinë e një përvoje të shkëlqyer. Suksese artistëve!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej