Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ka deklaruar se më shumë se 300,000 njerëz janë prekur nga tërmeti i mbrëmshëm në Marok.
Organizata tha se po “monitoron nga afër situatën” dhe një ekip po dërgon mbështetje për partnerët e saj në Marok.
“Autoritetet qeveritare po udhëheqin përpjekjet e reagimit, përfshirë kërkimin dhe shpëtimin dhe mbështetjen mjekësore, duke përfshirë Gjysmëhënën e Kuqe Marokene”, shtoi ai në një deklaratë.
Edhe raportet fillestare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) flasin për më shumë se 300,000 civilë në Marrakesh dhe rrethinat e tij si të prekur nga tërmeti.
Shumë familje janë ende të bllokuara nën grumbujt e mbeturinave dhe spitalet në qytet kanë marrë një fluks njerëzish të lënduar, shtoi OCHA.
“Kombet e Bashkuara janë në “komunikim të vazhdueshëm” me autoritetet lokale dhe konsultimet po vazhdojnë për të identifikuar fushat ku OKB dhe partnerët e saj mund të ofrojnë mbështetje në “orët dhe ditët e ardhshme”, tha zëdhënësi i OKB-së.
Ndërkohë qeveria marokene ka shpallur 3 ditë zie, në nder të viktimave të rëna si pasojë e tërmetit shkatërrimtar.