Masakra e ushtar “Lame”-s në pronat e shqiptarëve: bllokohet hetimi për 1100 regjistrat e Kadastrës

A do merren Prokuroria e SPAK, me ndërprerjen e hetimit nga Policia e Anti-krimit, apo do ta lërë në heshtje, ngaqë në këtë krim është zhytur thellë dhe “ushtar” Lame i Bablokut? Apo ngaqë, në ato regjistra të zhdukur e të falsifikuar këto 9 vite, ka edhe emra shefash të drejtësisë aktuale, policisë, qeverisë e opozitës, PD, Foltore, LSI

Më 18 qershor 2022, pas arrestimeve në kadastrat e Vlorës, Sarandës, Durrësit e Tiranës, Drejtori Artan Lame, doli e tha se nga 2342 regjistra pronash që ka Tirana, vetëm 250 janë të pa dëmtuar.

Ndërsa 1100 regjistra në kadastrat e zonave bregdetare Shkodër- Sarandë janë zhdukur, qindra faqe janë të hequra e zëvendësuara, të grisura, të korigjuara e të falsifikuara, madje 13 mijë faqe janë bosh, për t’u plotësuar nga hajdutët, me të dhëna pronash shteti e private të grabitura.

Drejtori Artan Lame, u betua se “në emër të kryeministrit, ndershmërisë, transparencës e ligjit”, këto krime kadastrale i kishte dorëzuar në Sektorin e Policisë së Anti-Krimit dhe në Prokurori, ku sipas Lames, e kishin garantuar se do zbuloheshin autorët.

E vërteta është se Artan Lame mashtroi publikisht, mbasi nuk i çoi provat për hetim në institucionet e drejtësisë, dhe nuk bëri kallëzim penal në prokuroritë e rretheve Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, por Anti-krimi Policor filloi hetim me rekomandim të agjencive ndërkombëtare.

Pas 2 muajsh (20 qershor-25 gusht 2022), me verifikime në regjistrat e Tiranës, Durrësit e Vlorës, kryer me 8 grupe të specializuar për sektorin e pronave dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare, policia e anti-krimit e ndërpreu hetimin dhe nuk do çojë asnjë raport në prokurori.

Sipas informacionit konfidencial që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se shkak i ndalimit të hetimeve dhe mos vazhdimit të tyre, është fakti se 780 regjistra kadastralë pronash në Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë, janë zhdukur, u janë grisur, korrigjuar e falsifikuar e u janë lënë faqe bosh, pas emërimit të Artan Lamës Drejtor i Përgjithshëm i Kadastrës.

Anti-krimi ka konstatuar, se nga 13 mijë faqe të lëna bosh në regjistrat e Kadastrës së Tiranës, bazuar në rendin numerik e kalendarik kohor, rezulton se 6150 faqe janë lënë bosh pas datës 26 mars 2019, që është periudha e pas emërimit drejtor të Artan Lames.

Dhe në Kadastrën e Durrësit, pas emërimit të Lames Drejtor, janë zhdukur 82 regjistra, janë falsifikuar 5200 faqe, janë lënë gjysmë të grisura 1270 faqe e janë lënë bosh 910 faqe regjistri.

Madje kujtojmë, se regjistrat e Durrësit, policia nuk i ka gjetur në Kadastrën e Durrësit, por në zyrën e Artan Lames, ku i mban prej 1 viti; duke thënë, se “i ka marrë për verifikim”, kur ligji e ndalon nxjerrjen e tyre nga institucioni, përveçse kur i merr drejtësia me proces-verbal.

Të njëjtat prova krimi me regjistrat, janë konstatuar dhe në Kadastrën e Vlorës, ku hetimi i anti-krimit u ndërprere me urdhër nga shefat e Policisë e Ministrisë së Brendshme; për shkak se dhe atje, rezultoi që shumë regjistra janë zhdukur e falsifikuar, pasi Lame u bë drejtor Kadastre.

Ndërsa dosjet kadastrale të Sarandës, i ka marrë Prokuroria e Rrethit dhe po heton në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës e SPAK, pas arrestimeve të bëra gjatë muajit korrik në këtë zyrë kadastrale, ku është bërë masakër me dokumentet pronësore.

Nuk është rastësi, që më 27 gusht, 2 ditë pas ndërprerjes së hetimeve nga Anti-krimi, Artan Lame i zverdhur limon, por i qetësuar, doli e foli për rivlerësimin e pronave, por nuk tha asnjë fjalë për hetimin e regjistrave të zhdukur.

A do merren Prokuroria e SPAK, me ndërprerjen e hetimit nga Policia e Anti-krimit, apo do ta lërë në heshtje, ngaqë në këtë krim është zhytur thellë dhe “ushtar” Lame i Bablokut? Apo ngaqë, në ato regjistra të zhdukur e të falsifikuar këto 9 vite, ka edhe emra shefash të drejtësisë aktuale, policisë, qeverisë e opozitës, PD, Foltore, LSI

Saktësojmë, se vetëm gjatë 9 viteve të Artan Lames Drejtor ALUIZNI e Drejtor Kadastre, janë arrestuar 398 vartës të tij, mes tyre 76 drejtues… ndërsa “koka” Lame nuk është prekur.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej