Masakra në Fushë Krujë, të rinjtë u ekzekutuan me teknikë ushtarake, 3 milionë lekë për “kokën” e vrasësve

Detaje tronditëse nga masakra në Fushë Krujë. Për ekzekutimin e Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj vrasësit që dyshohet se janë me pagesë kanë vendosur lëndë djegëse në makinën e tyre. Dyshohet se kjo është teknikë ushtarake që përdoret në ushtri.

Nisur nga atentati mafioz dhe i organizuar pistë kryesore hetimi është larja e hesapeve ose hakmarrja.

Si ndodhi atentati?

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur. Autorët i dolën para makinës Volkswagen Passat me të cilën po udhëtonin viktimat dhe i qëlluan me breshëri automatiku.

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri, duke u siguruar që 30 vjeçari të mos mbijetonte. Dy të tjerët, Hoxha dhe Martinaj mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Kush janë viktimat

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Ata dyshohet se janë pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit të Ervis Martinajt. Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Lëvizjet e fundit

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

3 milionë lekë për identifikimin e autorëve

Policia e shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë të rinj për këdo që jep informacion për identifikimin e autorëve të masakrës së Fushë Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha mesditën e djeshme.

Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se: Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë“, njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej