Mashtroi biznesmenët dhe u vodhi eurot/ Gjykata liron parakohe stomatologen: Ja arsyeja

Në shkurt të 2018, Gjykata e Durrësit la në burg 38-vjeçaren stomatologen Alesia Duka, një 38-vjeçare nga Tirana e cila akuzohet se ka mashtruar 14 persona, duke u marrë shuma të mëdha parash, para të cilat nuk i ktheu asnjëherë. Duka e cila prezantohej si biznesmene, deklaronte se posedonte 8 klinika dentare, ndërsa kërkonte para për investime të përbashkëta me personat e mashtruar. Mirëpo pavarësisht këtyre akuzave, dentistja Alesia Duka, është liruar para kohe nga Gjykata.

E arrestuar më 28 shkurt 2018, Duka u dënua me 10 vite burgim nga Gjykata e Durrësit më 25 Gusht 2019, teksa më 8 Mars 2019, Apeli i Durrësit cakton 6 vite e 8 muaj burgim. Në vendimin e gjykatës së Tiranës, shpjegohet se nga ky dënim, deri më datë 20 Janar 2022, e dënuara ka vuajtur gjithsej 6 vjet, 4 muaj e 9 ditë dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 muaj e 21 ditë burgim. Gjyqtari i gjykatës së Tiranës Albert Meca vendosi ti ulë dënimin me 80 ditë Dukës dhe kjo me arsyetimin se dentistja e akuzuar për mashtrim, është sjellë mirë gjatë qëndrimit pas hekurave dhe ka marrë pjesë në programet e veprimtaritë e burgut.

Vendimi:

Nga vlerësimi i sjelljes rezultoi e provuar se kjo e dënuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit ka manifestuar sjellje dhe qëndrim të mirë duke u munduar të respektojë rregulloren e institucionit. Ndaj saj nuk janë marrë masa disiplinore, ka lidhje të vazhdueshme me familjaret dhe është pjesëmarrëse në programet dhe veprimtaritë e zhvilluar në institucionin ku vuan dënimin. Kërkuesja është e punësuar në organikën e IEVP. Koha e vuajtjes së dënimit është e mjaftueshme për t’i krijuar bindjen Gjykatës lidhur me sjelljen dhe pjesëmarrjen e të dënuarës në aktivitetet e organizuara nga administrata e burgut. Qëndrimi i të dënuarës dhe pjesëmarrja e saj në aktivitete kanë qenë të tilla që kanë treguar riintegrimin e tij në shoqëri, elemente të kërkuar nga neni 63 i ligjit nr.8328 ‘Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe te paraburgosurve’ (me ndryshime).Kjo sjellje dhe pjesmarrja e të dënuarit në aktivitete e bindin Gjykatën se kërkuesi i plotëson kushtet për të përfituar një ulje dënimi.

Vlen të theksohet se Alesia Duka rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria rreth 3 milion euro.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej